Tetori Rozë: Fuqizimi i ndryshimit dhe veprimit përmes edukimit në shkollë

Tetori rozë shënon muajin e kancerit të gjirit, një nga kanceret më të zakonshme, i cili prek miliona gra në mbarë botën dhe nuk ndikon vetëm tek të prekurit, por edhe në familje, shoqëri dhe komunitetin përreth. Megjithatë, ndërgjegjësimi, zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë mund të përmirësojnë ndjeshëm rezultatet dhe të shpëtojnë jetën e pacientëve. Edukimi i vajzave dhe grave rreth metodave të zbulimit të hershëm si vetë-ekzaminimi, mamografia dhe të kuptuarit e faktorëve të rrezikut, luan një rol vendimtar në këtë aspekt. Megjithatë, rritja e ndërgjegjësimit nuk ka të bëjë vetëm me edukim, por edhe me krijimin e një mjedisi mbështetës ku gratë ndihen të fuqizuara për të marrë përgjegjësinë për shëndetin e tyre.

Si institucion arsimor, ne në Horizon School e njohim rëndësinë e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe kuptojmë përgjegjësinë tonë për të edukuar dhe ndërmarrë veprime konkrete. Këtë vit, kemi shkuar përtej diskutimeve në klasë për të ndërmarrë hapa të prekshëm drejt ndryshimit. Si pjesë e fushatës sonë ndërgjegjësuese këtë tetor, kemi organizuar një aktivitet që synon edukimin e nxënësve, stafit dhe prindërve për parandalimin e kancerit të gjirit, simptomat dhe zbulimin e hershëm. Në kuadër të aktivitetit tonë, kemi mbledhur fonde financiare për të mbështetur shoqatat që punojnë me gratë e prekura nga kanceri i gjirit, kryesisht shoqatën RENESANSA. Fondet e mbledhura do t’i dhurohen kësaj shoqate që ofron shërbime thelbësore si mbështetje, këshillim dhe rehabilitim për gratë që kalojnë nëpër trajtim dhe shërim.

Nëpërmjet kësaj nisme, ne synojmë jo vetëm të mbledhim fonde, por edhe të frymëzojmë një ndjenjë komuniteti dhe mbështetje. Nxënësit tanë patën mundësinë të marrin pjesë në shitjen e ushqimeve të përgatitura nga ata, shitjen e “pink ribbons” dhe të marrin pjesë në ekspozitën e artit me temën “Pink Month”. Ndërmjet këtyre aktiviteteve, nxënësit panë sesi veprimet e tyre, sado të vogla qofshin, mund të kontribuojnë në një kauzë më të madhe dhe të bëjnë një ndryshim të vërtetë në jetën e atyre që kanë më shumë nevojë. Duke u angazhuar në këtë fushatë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, nxënësit mësuan rreth rëndësisë së shëndetit, mbështetjes së personave të prekur nga ky kancer apo çfarëdo sëmundje tjetër dhe mbrojtjen e kauzave të rëndësishme.

Kanceri i gjirit mund të na prek të gjithëve, drejtpërdrejt ose tërthorazi, dhe ne besojmë se shkollat mund të luajnë një rol kryesor në promovimin e ndërgjegjësimit dhe ofrimin e mbështetjes. Së bashku, ne mund të nxisim një mjedis ku ndërgjegjësimi çon në veprim, parandalim dhe shpresë. Le të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër kancerit të gjirit, sepse në këtë sfidë askush nuk e meriton t’a përballojë i vetëm.

11
Untitled-3_0000_IMG_2801Untitled-3_0000_IMG_2801
1_0001_IMG_27911_0001_IMG_2791
Untitled-3_0001_IMG_2790Untitled-3_0001_IMG_2790
1_0003_IMG_27871_0003_IMG_2787
Untitled-3_0002_IMG_2779Untitled-3_0002_IMG_2779
1_0005_IMG_27731_0005_IMG_2773
1_0006_IMG_27721_0006_IMG_2772
Untitled-3_0003_IMG_2769Untitled-3_0003_IMG_2769
1_0008_IMG_27611_0008_IMG_2761
1_0009_IMG_27571_0009_IMG_2757
Untitled-3_0004_IMG_2753Untitled-3_0004_IMG_2753
1_0011_IMG_27481_0011_IMG_2748
1_0012_IMG_27391_0012_IMG_2739
1_0013_IMG_27271_0013_IMG_2727
1_0015_IMG_27231_0015_IMG_2723
1_0016_IMG_27221_0016_IMG_2722
1_0017_IMG_27201_0017_IMG_2720
1_0018_IMG_27121_0018_IMG_2712
1_0019_IMG_27111_0019_IMG_2711
1_0020_IMG_27101_0020_IMG_2710
1_0022_IMG_27051_0022_IMG_2705
Untitled-3_0006_IMG_2695Untitled-3_0006_IMG_2695
Untitled-3_0005_IMG_2707Untitled-3_0005_IMG_2707
1_0026_IMG_26781_0026_IMG_2678
1_0027_IMG_26751_0027_IMG_2675
Untitled-3_0007_IMG_2673Untitled-3_0007_IMG_2673
Untitled-3_0008_Layer-1Untitled-3_0008_Layer-1

Shëndeti mendor ka rëndësi: Krijimi i një mjedisi shkollor mbështetës

Çdo vit me datën 10 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor, një ditë që thekson rëndësinë e shëndetit dhe mirëqenies mendore në të gjitha aspektet jetësore. Duke u foksuar kryesisht në fushën e arsimit, shëndeti mendor luan një rol kryesor në rritjen dhe zhvillimin e nxënësve në shkolla. Si mësimdhënës, prindër dhe staf shkollor, kemi për detyrë që të krijojmë një mjedis, ku nxënësit ndihen të mbështetur emocionalisht dhe psiqikisht, duke siguruar që ata të mund të arrijnë suksese në formën e tyre më të mirë.

  • Pse është i rëndësishëm shëndeti mendor në shkolla?

Shëndeti mendor shpeshherë neglizhohet, por është po aq thelbësor sa shëndeti fizik në përcaktimin e suksesit të një nxënësi në shkollë. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e përkufizon shëndetin mendor si “një gjendje e mirëqenies në të cilën çdo individ është i aftë të realizojë potencialin e tij dhe të përballojë streset e përditshme, duke realizuar synimet e tij në mënyrë produktive”. Kjo do të thotë që nxënësit duhet të ndihen të sigurt, të mbështetur dhe të aftë të shprehin lirisht mendimet, emocionet dhe veprimet e tyre.

Ngarkesat e ndryshme si presioni i detyrave, marrëdhëniet shoqërore me bashkëmoshatarët dhe ndikimet e mediave sociale mund të ndikojnë ndjeshëm në mirëqenien mendore të një nxënësi. Këto presione shpeshherë mund të çojnë në ankth, gjendje depresive dhe probleme të tjera, të cilat mund të pengojnë zhvillimin dhe performancën e nxënësve. Prandaj, shkollat kanë rol kryesor në mbështetjen dhe ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, duke krijuar ambiente pozitive për menaxhimin e stresit dhe problemeve tjera.

  • Si vepron Horizon School në ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e nxënësve në shëndetin mendor?

Si shkollë, ne e kuptojmë nevojën dhe rëndësinë e shëndetit mendor, prandaj kemi krijuar një zonë komode dhe të sigurt për nxënësit tanë. Fillimisht, psikologia jonë e dashur e shkollës ofron një hapësirë konfidenciale ku nxënësit mund të ndajnë mendimet, emocionet dhe përvojat e tyre, duke i ndihmuar ata të tejkalojnë sfidat e përditshme që mund t’i hasin gjatë zhvillimit të tyre.

Përveç psikologes, mësimdhënësit tanë të përkushtuar luajnë një rol thelbësor në monitorimin e shëndetit mendor të nxënësve. Ata njohin nxënësit, sfidat dhe punojnë së bashku me psikologen për shfaqjen e shqetësimeve të ndryshme. Gjithashtu, të gjithë anëtarët e stafit tonë shkollor janë pranë dhe në çdo kohë të hapur për secilin nxënës, duke ju ofruar zgjidhje dhe mbështetjen e nevojshme. Ne besojmë dhe jemi të angazhuar në forcën e përbashkët me të gjithë, për ndërtimin e një komuniteti të shëndetshëm shkollor. Ne inkurajojmë dialogun e hapur ndërmjet nxënësve, prindërve dhe stafit, duke u përpjekur vazhdimisht që të sigurohemi që asnjë nxënës të mos ndihet i padëgjuar dhe i nënvlersuar. Shëndeti mendor është i integruar në plan programin tonë, ku nxënësit mësojnë dhe edukohen më shumë rreth shëndetit mendor dhe rëndësisë së tij.

Kur nxënësit ndihen të mbështetur, performanca e tyre në shkollë përmirësohet, marrëdhëniet bëhen më të forta dhe sfidat kapërcehen shumë më lehtë në një mjedis pozitiv dhe inkurajues.  Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor shërben si një kujtesë për rëndësinë e mirëqenies mendore në çdo fushë të jetës. Në Horizon School, ne angazhohemi vazhdimisht që nevojat e nxënësve t’i kemi prioritet, veçanërisht në tema të ndjeshme si shëndeti mendor, emocional dhe fizik.

E ardhmja nis me ne!

1[1]1[1]
2[1]2[1]
3[1]3[1]
4[1]4[1]
5[1]5[1]
6[1]6[1]
7[1]7[1]
8[1]8[1]
9[1]9[1]
10[1]10[1]
11[1]11[1]