Fjala e Drejtorit
Kam kënaqësinë të ju drejtohem në emër të Horizon School, licencuar nga MASHTI dhe akredituar nga Cambridge International Education, pjesë e rrjetit global të shkollave Cambridge, me traditë të pasur në edukimin e shumë brezave.
Trashëgojmë historinë e suksesit të mbi dy dekadave, të njësisë së shkollës tonë në Pejë, të gërshetuar më ambientin inovativ të kampusit të Horizon School në Lipjan, për të ofruar një shkollim model. Me përgjegjësi të plotë e theksoj, shkollën më të mirë në Republikën e Kosovës, konkurruese me shkollat më të avancura të në Evropë.
Sistemi i shkollimit është i bazuar me nxënësin në qendër, pra gjithçka për nxënësin. Kemi një lidhje të veçantë me nxënësit, të gjitha energjitë tona janë të dedikuar për edukimin e mirëfilltë të tyre dhe arsimimin adekuat. Suksesi i nxënësve është burim frymëzimi dhe motivimi shtesë për neve, jemi të lumtur qe jemi pjesë e rritjes dhe zhvillimit të tyre.
Plan-programi, mundësitë e pafundme nga Cambridge International, mësimdhënësit e avancuar, STEM, infrastruktura fizike e shkollës, digjitalizimi, materialet pedagogjike, shëndeti dhe siguria, disiplina aktivitetet jashtë-kurrikulare janë disa nga faktet që e bëjnë shkollën tonë të jemi lider.
Mund të hulumtoni për informacione në faqen tonë të internetit, si dhe personalisht ju ftoj për vizitë ne kampusin tonë, për të parë dhe përjetuar nga afër të gjitha faktet e thëna në këtë faqe.
MSc. Bardh Ahmeti
Drejtor i Horizon School