Skip to content
BLL_9640 (Copy)

Laboratori i Biologjisë

“Vendi ku e padukëshmja, bëhët e dukshme” Gjimnazi Horizon School ka në strukturën e vet laboratorin e Biologjisë, i cili është i pajisur me të gjitha materialet e nevojshme për të zhvilluar eksperimente në funksion të programeve shkollore. Këtu realizohen punë laboratorike në lëndën e biologjisë. Laboratori i Biologjisë ofron kapacitetin për zhvillimin e orëve laboratorike të një numri të madh nxënësish. Programi i biologjisë nuk mund të jetë i suksesshëm, nëse nuk mbështetet nga zhvillimi efektiv i punëve laboratorike dhe praktike të nxënësve, këto të parashikuara në orë të veçanta, si edhe të përfshira brenda orëve të tjera mësimore, në formën e eksperimenteve plotësuese, demonstrimeve apo detyrave eksperimentale hulumtuese. Puna e drejtuar e nxënësve në laboratorin e biologjisë ofron një sërë përparësishë:

· E bën lëndën më interesante dhe rritë motivimin e nxënësve për të mësuar;

· Ndihmohet të kuptuarit e koncepteve biologjike, p.sh., nxënësi dallon më qartë një ndryshim fizik nga një ndryshim biologjik nëse ai i sheh ato konkretisht në laborator;

· Përfundimet nxirren në bazë të përvojës;

· Ushtrohen aftësitë e të menduarit kritik;

· Aftësitë psikomotore dhe organizative ushtrohen;

· Gërshetimi i njohurive teorike me atë praktike;

· Zhvillimi i kompetencës së kërkimit shkencor;

· Duke u angazhuar në kërkime të thjeshta shkencore nxënësit do të zhvillojnë dhe qëndrimet shkencore si kuriozitetin, përcaktimin dhe testimin e metodës së zgjidhjes së problemit, vlerësimin dhe modifikimin e përfundimeve të përftuara. Mësimdhënësit janë përgjegjës për sigurinë e nxënësve gjatë veprimtarive në laboratorin e biologjisë, për nxitjen dhe motivimin e tyre, për rregullat dhe përgjegjësitë e sigurisë. Ata duhet të planifikojnë gjithmonë veprimtari praktike të sigurta dhe të garantojnë për nxënësit kushtet e

sigurisë në përputhje me standardet e kërkuara për hulumtim laboratorik. Pajisjet që posedon laboratori i Biologjisë në shkollën tonë:

1. Mjete vizuele

· Shema të ndryshme

1. Mjete optike

· Llup biokulare

· 6-Mikroskop

· 1-Grafoskop

· 1-Projektor

III. Modele

· 1-Skeleti

· 2-Torzo e njeriut(trupi i njeriut) me organe

· Syri i njeriut

· Veshi I njeriut

· Veshka e njeriut

· Modeli i AND-së

1. Mikropreparate

· Të indeve të njeriut

· Të parazitëve të njeriut

· Të botës bimore dhe shtazore

1. Set për pregatitjen e preparative

Disa nga aktivitetet që kryhen në laboratorin e Biologjisë në shkollën tonë:

· Vrojtimi i qelizës bimore të qepa

· Vrojtimi i shtazëve njëqelizore

· Vrojtimi i baktereve

· Vrojtimi i algave

· Ndërtimi i gjethit, kercellit, rrënjes

· Vrojtimi i gojëzave në gjethe

· Vrojtimi i polenit etj.

1 (1)1 (1)
1 (2)1 (2)
1 (3)1 (3)
1 (4)1 (4)
1 (5)1 (5)
1 (6)1 (6)
1 (7)1 (7)
1 (8)1 (8)
1 (9)1 (9)
AX2A9177 (Copy)AX2A9177 (Copy)
AX2A9180 (Copy)AX2A9180 (Copy)
AX2A9182 (Copy)AX2A9182 (Copy)
BLL_9632 (Copy)BLL_9632 (Copy)
BLL_9633 (Copy)BLL_9633 (Copy)
BLL_9634 (Copy)BLL_9634 (Copy)
BLL_9636 (Copy)BLL_9636 (Copy)
BLL_9638 (Copy)BLL_9638 (Copy)
BLL_9640 (Copy)BLL_9640 (Copy)
BLL_9645 (Copy)BLL_9645 (Copy)
BLL_9649 (Copy)BLL_9649 (Copy)
BLL_9652 (Copy)BLL_9652 (Copy)
BLL_9656 (Copy)BLL_9656 (Copy)
BLL_9664 (Copy)BLL_9664 (Copy)
BLL_9690 (Copy)BLL_9690 (Copy)
BLL_9694 (Copy)BLL_9694 (Copy)
BLL_9695 (Copy)BLL_9695 (Copy)
BLL_9719 (Copy)BLL_9719 (Copy)
294748364_149698994333079_3356112603658653036_n294748364_149698994333079_3356112603658653036_n
294267380_149699084333070_1084854260452612371_n294267380_149699084333070_1084854260452612371_n
294105629_149699034333075_4787500585459358479_n294105629_149699034333075_4787500585459358479_n
293977319_149698940999751_6973960468979034797_n293977319_149698940999751_6973960468979034797_n