Skip to content

Misioni, Vizioni dhe Vlerat

Veprimtaria kryesore e Horizon School është ofrimi i programeve mësimore të cilat do të zhvillohen në bazë të planprogrameve të aprovuara nga MASHT, por gjithmonë duke futur elementin e punës arsimore në bllok.

MISIONI

Misioni ynë është të zbulojmë së bashku potencialin e secilit fëmijë, përmes edukimit dhe arsimimit profesional dhe cilësor. Gjeneratat e arta të arsimit parauniversitar të kalojnë përmes dritareve të dijes së Horizon School, me përkushtimin dhe etikën më të lartë të të mësuarit.

VIZIONI

Në vizionin tonë për tre vitet e ardhshme është të vazhdojmë të jemi kampion të arsimit para fillor, fillor dhe të mesëm në Qytetin e Pejës dhe Rrafshin e Dukagjinit, duke avancuar dhe pasuruar edhe më tej programin tonë të të mësuarit, me përvoja, gara dhe programe ndërkombëtare. T’i fitojmë të gjitha garat shkencore lokale dhe të jemi konkurrues në nivel qendror.

VLERAT

Shkolla jonë beson se nxënësit mësojnë më mirë kur ndihen të sigurtë, të vlerësuar dhe të lumtur. Stafi ynë është i përkushtuar për të ofruar një mjedis që ushqen rritjen personale dhe vetëvlerësimin. Të gjithë anëtarët e komunitetit të shkollës kanë të drejta dhe përgjegjësi të barabarta, këto sigurohen më së miri kur pranohen dhe ndiqen rregullat e shkollës.

Këto janë vlerat që formojnë shkollën tonë:

  • Mësimi dhe Edukimi – ne vlerësojmë se mësimi dhe edukimi janë dy elemente të ndryshme të cilat e plotësojnë njëra-tjetrën dhe janë tepër të rëndësishme për zhvillimin e nxënësve.
  • Integriteti – ne vlerësojmë forcën e karakterit, ndershmërinë dhe guximin, të udhëhequra nga një kod i fortë moral i sjelljes.
  • Mendimi kritik – Ne vlerësojmë dhe inkurajojmë të menduarit kritik. Ne u mësojmë nxënësve tanë se si të jenë analitik në mënyrë që kur të dalin nga shkolla jonë ata të mund të zgjidhin problemet e shoqërisë.
  • Diversiteti – ne vlerësojmë dhe respektojmë dallimet në etni, gjini, moshë, aftësi fizike, arsim dhe fe midis individëve.
  • Përsosmëria – Ne e vlerësojmë procesin e përpjekjes për përsosmëri dhe dëshirën për të prodhuar më të mirën në çdo kohë.
  • Përgjegjësia ndaj komunitetit – Ne e vlerësojmë komunitetin, brenda dhe jashtë shkollës sonë, si dhe nevojën që të gjithë qytetarët të jenë anëtarë aktiv dhe produktiv të shoqërisë.
  • Mirënjohja – Ne praktikojmë mirënjohjen për prindërit tanë, mësuesit tanë, vendin tonë të lirë dhe shkollën tonë të bukur.

OBJEKTIVAT

Objektivat tona janë:
1) Të paraprijmë në shkollimin kualitativ privat në Kosovë, drejt standardeve ndërkombëtare;
2) Përmes arsimit dhe edukimit cilësor të ndihmojmë plasimin e nxënësve tonë në universitete të brendshme dhe të jashtme si dhe të kontribuojmë për ngritjen ekonomike të Kosovës dhe integrimin e saj në tregun ndërkombëtar;
3) Me punë të palodhshme të përmbyllim vitet afariste me suksese evidente në trajnime dhe me rezultate të mira financiare;