Laboratori i Kimisë dhe Fizikës
Laboratori i Kimisë në shkollën tonë është i pajisur më të gjitha substancat, acidet, bazat, kripërat dhe reagjendet për identifikimin e substancave, për zhvillimin e reaksioneve dhe eksperimenteve që janë të parapara më planprogram mësimore për sëcilin vit shkollor. Laboratori i Kimisë siguron një mjedis dinamik të të mësuarit, i përqendruar tek nxënësit dhe i drejtuar nga kurrikulat. Ai është i rregulluar në mënyrë që udhëzimet dhe aftësitë laboratorike të mund të praktikohen në mënyrë të sigurtë dhe efektive. Laboratorët e dedikuar për shkencë të cilët përmbajnë pajisje dhe mjete shkencore nuk përdoren për aktivitete të tjera ose lëndë jo-shkencore. Pas shfrytëzimit mbetet i lirë për një periudhë të caktuar në ditë për pastrim të duhur.
Laboratoi i Kimisë është i pajisur me aparatura dhe enë laboratorike të nevojshme për të gjitha eksperimentet dhe reaksionet ,që i parasheh planprogrami. Të gjitha orët e Kimisë ku parashihet zhvillimi i eksperimenteve dhe reaksioneve mbahen në laborator. Laboratori i Fizikës gjithashtu është i pajisur me të gjitha mjejtet e nevojshme për zhvillimin e njësive mësimore të cilat kërkojnë zbatim të njohurive në praktikë. Aktivitetet që zhvillohen në laboratorin e Fizikës në kuadër të shkollës sonë janë: matja e gjatësisë së trupave me anë të metrit; me anë të kronometrit përcaktohet matja e orës dhe shëndrrimi i sekondës në minutë dhe orë. Me anë të dinamometrit përcaktohet forca dhe pesha e trupave; me anë të rrafshit të pjerrët përcaktohet koeficienti i fërkimit; me anë të menzurave përcaktohet koeficienti i viskozitetit të lëngjeve; barometri përcakton shtypjen atmosferike. Ndërsa, përmes higrometrit përcaktojmë lagështinë e ajrit. “Pa laboratorë, njerëzit e shkencës janë si ushtarë pa armë”.