Skip to content

HORIZONTALK

HorizonTalk, më shumë se një podcast, është zëri i nxënësve tanë.

Një hapësirë e krijuar posaçërisht për ta, që të shprehin lirshëm mendimet, idetë dhe përvojat e tyre. Nga stresi dhe vetëbesimi, te nota, miqësitë dhe jeta në shkollë, flasim hapur për çka na prek. Kjo është edhe një mundësi e jashtëzakonshme që i jipet nxënësve të Horizon School për të ndërtuar përvojë në fushën e komunikimit masiv, duke mësuar si të dëgjojmë, të diskutojmë dhe të ndikojmë pozitivisht.

Me mendime të sinqerta, biseda të hapura dhe të ftuar që na frymëzojnë, #HorizonTalk u jep peshë fjalëve dhe hapësirë zërave të rinj.