Dita e parë e shkollës në Horizon School!

2 Shtatori shënoi fillimin e një viti të ri shkollor, i mbushur me emocione, momente dhe fillime të reja, ndërsa mirëpritëm nxënësit në ditën e parë orientuese në Horizon School. Gjatë kësaj dite, shkolla jonë planifikoi disa aktivitete mirëseardhjeje për prindërit dhe nxënësit,
veçanërisht për ata që filluan për herë të parë rrugëtimin në bankat shkollore.

Një mirëseardhje e ngrohtë për nxënësit dhe prindërit!


Nxënësit dhe prindërit u pritën nga një atmosferë festive që u organizua në shkollën tonë. Në hyrje, të gjithë patën mundësinë të krijonin kujtime dhe momente të paharrueshme për ditën e parë të shkollës. Një pikë e veçantë ishte këndi i photobooth 360 ​​gradë, një zonë e dedikuar për
të bërë foto dhe video argëtuese dhe virale.


Dita orientuese filloi zyrtarisht me një fjalim të ngrohtë mirëseardhjeje nga drejtori i nderuar i shkollës sonë, Z.Bardh Ahmeti, i cili ndau me ne disa fjalë frymëzuese për të nisur vitin e ri shkollor. Në vijim, nxënësit e rinj dhe prindërit patën mundësinë të takohen dhe të prezantohen me mësimdhënësit e Horizon School. Kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme që nxënësit të fillojnë të njihen paraprakisht me mësimdhënësit e tyre që do të jenë së bashku gjatë këtij viti
shkollor.


Gjithashtu, dita ishte e mbushur me aktivitete dhe lojëra argëtuese të organizuara nga maskotat profesionale dhe mësimdhënësit. Këto aktivitete i ndihmuan nxënësit tanë më të  vegjël të ndihen të qetë, të njihen me shokët e klasës dhe të nisin vitin shkollor me buzëqeshje dhe lumturi.


Aktivitetet orientuese vazhduan gjatë gjithë ditës për nxënësit e shkollës sonë. Ata kaluan kohë duke u duke u njohur edhe me hapësirat e shkollës, duke përfshirë klasat moderne, bibliotekën, laboratorët shkencorë dhe hapësirat e tjera kyçe. Të gjitha këto aktivitete dhe lojëra të ndryshme, jo vetëm që e bënë ditën më të këndshme, por gjithashtu inkurajuan nxënësit të lidhen me shokët e klasës, duke vendosur themelet për një mjedis shkollor mbështetës dhe bashkëpunues.

Dita e parë e shkollës në Horizon School ishte një ditë e paharrueshme, plot me të qeshura, argëtim dhe momente, për të filluar sa më mirë këtë vit të ri shkollor. Jemi të lumtur që nxënësit tanë janë rikthyer përsëri në bankat shkollore dhe presim me padurim të shohim procesin mësimor, arritjet dhe sukseset që do të sjellë ky vit shkollor.


Urime të gjithë nxënësve dita e parë e shkollës! Qoftë një vit i mbarë për të gjithë!

 

E ardhmja nis me ne!

457736013_498003226325561_5571473271811581697_n457736013_498003226325561_5571473271811581697_n
458223516_498003299658887_3311411601810096559_n458223516_498003299658887_3311411601810096559_n
457667415_498002099659007_8056027810413993756_n457667415_498002099659007_8056027810413993756_n
458217971_498002139659003_8337676669694744999_n458217971_498002139659003_8337676669694744999_n
458224450_497998189659398_1031972609528935999_n458224450_497998189659398_1031972609528935999_n
457854584_497999629659254_6614434493458176222_n457854584_497999629659254_6614434493458176222_n
458285885_497999332992617_2918948015839924137_n458285885_497999332992617_2918948015839924137_n
458189963_498001382992412_886614236386122752_n458189963_498001382992412_886614236386122752_n
assssvassssv
457854853_497998052992745_1849213014763750198_n457854853_497998052992745_1849213014763750198_n
abcfabcf
bghbgh
sdsd
fggfgg
458084414_498005112992039_1340507580477541464_n458084414_498005112992039_1340507580477541464_n
xvvcxvvc
xgxcdgxgxcdg
zdhjzdhj
zzzzvzzzzv
xzxcvxzxcv
dfsfdfsf
xxxdqasxxxdqas
xxxxxfxxxxxf
tarhtarh
zdfbvzdfbv
xzbxzb
fdhxfdhx
dfzjhjdfzjhj
ethjzethjz
gcfgcf
syeraysyeray
fgzdgfgzdg
fyulgilfyulgil
457556925_498006216325262_2598596798338876928_n457556925_498006216325262_2598596798338876928_n
457521173_498005626325321_5106230190270274047_n457521173_498005626325321_5106230190270274047_n
457730357_498005232992027_4429653476140339749_n457730357_498005232992027_4429653476140339749_n

Recommended Posts