
Çdo vit me datën 10 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor, një ditë që thekson rëndësinë e shëndetit dhe mirëqenies mendore në të gjitha aspektet jetësore. Duke u foksuar kryesisht në fushën e arsimit, shëndeti mendor luan një rol kryesor në rritjen dhe zhvillimin e nxënësve në shkolla. Si mësimdhënës, prindër dhe staf shkollor, kemi për detyrë që të krijojmë një mjedis, ku nxënësit ndihen të mbështetur emocionalisht dhe psiqikisht, duke siguruar që ata të mund të arrijnë suksese në formën e tyre më të mirë.
- Pse është i rëndësishëm shëndeti mendor në shkolla?
Shëndeti mendor shpeshherë neglizhohet, por është po aq thelbësor sa shëndeti fizik në përcaktimin e suksesit të një nxënësi në shkollë. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e përkufizon shëndetin mendor si “një gjendje e mirëqenies në të cilën çdo individ është i aftë të realizojë potencialin e tij dhe të përballojë streset e përditshme, duke realizuar synimet e tij në mënyrë produktive”. Kjo do të thotë që nxënësit duhet të ndihen të sigurt, të mbështetur dhe të aftë të shprehin lirisht mendimet, emocionet dhe veprimet e tyre.
Ngarkesat e ndryshme si presioni i detyrave, marrëdhëniet shoqërore me bashkëmoshatarët dhe ndikimet e mediave sociale mund të ndikojnë ndjeshëm në mirëqenien mendore të një nxënësi. Këto presione shpeshherë mund të çojnë në ankth, gjendje depresive dhe probleme të tjera, të cilat mund të pengojnë zhvillimin dhe performancën e nxënësve. Prandaj, shkollat kanë rol kryesor në mbështetjen dhe ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, duke krijuar ambiente pozitive për menaxhimin e stresit dhe problemeve tjera.
- Si vepron Horizon School në ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e nxënësve në shëndetin mendor?
Si shkollë, ne e kuptojmë nevojën dhe rëndësinë e shëndetit mendor, prandaj kemi krijuar një zonë komode dhe të sigurt për nxënësit tanë. Fillimisht, psikologia jonë e dashur e shkollës ofron një hapësirë konfidenciale ku nxënësit mund të ndajnë mendimet, emocionet dhe përvojat e tyre, duke i ndihmuar ata të tejkalojnë sfidat e përditshme që mund t’i hasin gjatë zhvillimit të tyre.
Përveç psikologes, mësimdhënësit tanë të përkushtuar luajnë një rol thelbësor në monitorimin e shëndetit mendor të nxënësve. Ata njohin nxënësit, sfidat dhe punojnë së bashku me psikologen për shfaqjen e shqetësimeve të ndryshme. Gjithashtu, të gjithë anëtarët e stafit tonë shkollor janë pranë dhe në çdo kohë të hapur për secilin nxënës, duke ju ofruar zgjidhje dhe mbështetjen e nevojshme. Ne besojmë dhe jemi të angazhuar në forcën e përbashkët me të gjithë, për ndërtimin e një komuniteti të shëndetshëm shkollor. Ne inkurajojmë dialogun e hapur ndërmjet nxënësve, prindërve dhe stafit, duke u përpjekur vazhdimisht që të sigurohemi që asnjë nxënës të mos ndihet i padëgjuar dhe i nënvlersuar. Shëndeti mendor është i integruar në plan programin tonë, ku nxënësit mësojnë dhe edukohen më shumë rreth shëndetit mendor dhe rëndësisë së tij.
Kur nxënësit ndihen të mbështetur, performanca e tyre në shkollë përmirësohet, marrëdhëniet bëhen më të forta dhe sfidat kapërcehen shumë më lehtë në një mjedis pozitiv dhe inkurajues. Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor shërben si një kujtesë për rëndësinë e mirëqenies mendore në çdo fushë të jetës. Në Horizon School, ne angazhohemi vazhdimisht që nevojat e nxënësve t’i kemi prioritet, veçanërisht në tema të ndjeshme si shëndeti mendor, emocional dhe fizik.
E ardhmja nis me ne!
![1[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/11-1024x576.png)
![1[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/11-150x150.png)
![2[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/21-1024x576.png)
![2[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/21-150x150.png)
![3[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/31-1024x576.png)
![3[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/31-150x150.png)
![4[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/41-1024x576.png)
![4[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/41-150x150.png)
![5[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/51-1024x576.png)
![5[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/51-150x150.png)
![6[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/61-1024x576.png)
![6[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/61-150x150.png)
![7[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/71-1024x576.png)
![7[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/71-150x150.png)
![8[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/81-1024x576.png)
![8[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/81-150x150.png)
![9[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/91-1024x576.png)
![9[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/91-150x150.png)
![10[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/101-1024x576.png)
![10[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/101-150x150.png)
![11[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/111-1024x576.png)
![11[1]](https://horizonschool-ks.com/wp-content/uploads/2024/10/111-150x150.png)