
Titulli:
KONKURS: Mirëmbajtës/e (2)
Përmbajtja e postimit:
Institucioni Privat i Arsimit Parauniversitar, Horizon School Kosova, licencuar nga MASHTI me numër licence 3-1214, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar, Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës, si dhe Statutin e shkollës, shpallë konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës, si vijon:
- Mirëmbajtës/e (2)*
Kualifikimet e nevojshme:
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet dhe kërkesat e mëposhtme:
- Përvojë paraprake në mirëmbajtjen dhe pastrimin e ambienteve përbën përparësi;
- Njohuri bazë për përdorimin e mjeteve dhe produkteve të pastrimit;
- Gatishmëri për punë me orar fleksibil.
Aftësi:
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi organizative;
- Aftësi për bashkëpunim në grup dhe komunikim të mirë;
- Besueshmëri dhe përkushtim ndaj standardeve të higjienës.
Mënyra e aplikimit Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në emailin: info@horizonschool-ks.com .
- CV-në;
- Kopjen e dokumentit identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën);
- Dëshmi për përvojën e punës (nëse posedojnë); Çdo document tjetër përcjellës që konsiderohet i rëndësishëm.
Shënim: Aplikimet kanë filluar dhe konkursi mbetet i hapur deri më datë 25/09/2026
info@horizonschool-ks.com www.horizonschool-ks.com +383 48 153 153
Zona Ekonomike, pn. Konjuh, 14000 Lipjan
