KONKURS:  Psikolog/e shkollore (1)

Institucioni Privat i Arsimit Parauniversitar, Horizon School Kosova, licencuar nga MASHTI me numër licence 3-1214, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar, Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës, si dhe Statutin e shkollës, shpallë konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës, si vijon:

 Psikolog/e shkollore (1)

Kualifikimet e nevojshme:

Kandidatet duhet të kenë të përfunduar shkollimin përkatës universitar sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar

  • Fakulteti Filozofik, Departamenti i Psikologjisë

Kualifikime tjera:

Aftësi:

  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Nivel i lartë i vetinciativës dhe përgjegjësisë;
  • Aftësi për punë ekipore dhe bashkëpunim me stafin akademik.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në emailin: info@horizonschool-ks.com .

  • CV-në;
  • Diplomat universitare;
  • Trajnime dhe certifikime;
  • Kopjen e dokumentit identifikues (leternjoftimin ose pasaportën)

Çdo document tjetër përcjellës që konsiderohet i rëndësishëm

Shënim: Aplikimet kanë filluar dhe konkursi mbetet i hapur deri më datë 03/01/2026

info@horizonschool-ks.com
www.horizonschool-ks.com
+383 48 153 153

Zona Ekonomike, pn. Konjuh, 14000 Lipjan

1 Shtator, Dita e parë e vitit shkollor në Horizon School!

Viti i ri shkollor nisi me shumë buqeta lulesh, përqafime mes fëmijëve dhe mësuesve të tyre të dashur.

Horizon School u kujdes të bëjë pritjen më të bukur për nxënësit që iu rikthyen shkollës pas pushimeve verore, si dhe për ata që u bashkuan për herë të parë.
Nxënësit dhe prindërit u mirëpritën me një atmosferë festive në oborrin e shkollës: kënd fotografish me photobooth, maskota profesionale, tabela me emra dhe bexha mirëseardhjeje për më të vegjlit që nisën për herë të parë këtë rrugëtim. Këto detaje e bënë ditën më të veçantë dhe më të lehtë për fillim.

Aktivitetet orientuese vazhduan gjatë gjithë ditës, ku nxënësit patën mundësinë të njihen me klasat moderne, bibliotekën, laboratorët shkencorë dhe hapësirat e tjera kyçe të shkollës. Loja dhe argëtimi u kombinuan me mësimin, duke inkurajuar miqësi të reja dhe bashkëpunim që nga dita e parë.
Kjo ditë u shndërrua në një përvojë të paharrueshme, plot energji pozitive dhe lumturi për nxënësit tanë.

Horizon School uron të gjithë nxënësit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm!

E ardhmja nis me ne!

Në Horizon School, loja, dija dhe aventura krijojnë përvojën më të bukur të verës

Vera është një periudhë magjike për fëmijët. Ajo lidhet me lirinë, me lojën dhe me kurreshtjen për të zbuluar më shumë nga bota që i rrethon. Në Horizon School, kjo periudhë nuk shihet si një shkëputje nga edukimi, por si një mundësi për ta jetuar dijen në forma të reja, më të lira dhe më tërheqëse.

Nga 30 qershori deri më 11 korrik, shkolla verore në Horizon School hap dyert për fëmijët e moshës 6 deri në 10 vjeç, duke ofruar një program gjithëpërfshirës që ndërthur lojnë, dijen dhe aventurën në një përvojë që lë gjurmë.

 

Më shumë se argëtim, një rrugëtim zhvillimi!

 

Në thelb të këtij programi qëndron filozofia që edukimi nuk ndalet me përfundimin e vitit shkollor, ai thjesht merr një formë më të lirë dhe më krijuese. Si një Cambridge International School, Horizon School ofron një ambient ku fëmijët ndihen të sigurt për të provuar, për të gabuar, për të mësuar dhe për të zbuluar veten nëpërmjet përvojës.

 

Çfarë i pret fëmijët këtë verë?

  • Aktivitete STEAM dhe kodim, që zhvillojnë të menduarin logjik dhe kreativitetin digjital
  • Art, muzikë dhe dramë, ku kreativiteti vjen natyrshëm dhe shprehja bëhet më e lirë
  • Arte marciale, sport dhe lojëra të ndryshme në natyrë, për të forcuar trupin, shpirtin garues dhe ndjenjën e bashkëpunimit
  • Eksperienca të reja çdo ditë, që nxisin komunikimin, miqësitë e reja dhe dëshirën për të mësuar

 

Çdo aktivitet është menduar për të ndihmuar fëmijët të zbulojnë aftësitë e tyre, të provojnë diçka të re dhe mbi të gjitha, të ndihen të vlerësuar për atë që janë.

Ky kombinim e bën programin veror të Horizon School një vend ku mësimi nuk ndihet si detyrim, por si lojë që frymëzon dhe mbetet në kujtesë si një nga përjetimet më të dashura të fëmijërisë.

 

Një verë që formon më shumë sesa kujtime

Shkolla verore në Horizon School nuk është thjesht një program i përkohshëm, por është një përvojë e qëndrueshme që i pajis fëmijët me aftësi përtej korrikut, si vetëbesimi, ndërveprimi shoqëror dhe përgatitja emocionale për sfidat e reja.

Fëmijët që ndjekin shkollën verore hyjnë në vitin e ri shkollor më të motivuar, më të pjekur dhe më të hapur ndaj dijes dhe bashkëpunimit.

 

Në Horizon School, vera është përvojë.

 

Loja bëhet mësim. Aventura kthehet në rritje. Dija ndodh natyrshëm, përmes buzëqeshjesh dhe zbulimesh që zgjasin.

Si e transformon edukimin qasja holistike?

Në një botë ku ndryshimet ndodhin me shpejtësi marramendëse, edukimi nuk mund të jetë më vetëm një proces i transmetimit të njohurive akademike. Sot, më shumë se kurrë, shkollat kanë një detyrë të rëndësishme: të përgatisin gjeneratat e ardhshme për një jetë të pasur, të balancuar dhe me kuptim. Pikërisht në këtë drejtim, Horizon School dallohet përmes një qasjeje holistike ndaj edukimit.

 

Çfarë është qasja holistike në edukim?

Qasja holistike i trajton nxënësit si individë me shumë dimensione  – intelektual, emocional, social, fizik dhe etik. Nuk është thjesht një proces për të mësuar fakte apo për të kaluar teste, është një përpjekje për të zhvilluar çdo aspekt të personalitetit të një nxënësi.

Në Horizon School, kjo qasje reflektohet në çdo hap të udhëtimit të nxënësve, nga klasat me numër të vogël të nxënësve që ofrojnë vëmendje individuale, te aktivitetet që forcojnë kreativitetin, ndjeshmërinë dhe  vetëbesimin.

 

Si e zbaton Horizon School qasjen holistike?

  • Mësimdhënie e fokusuar në nxënësin

Mësuesit i njohin nevojat individuale të nxënësve dhe përshtatin metodat sipas stilit të të nxënit të secilit. Promovohet mësimi aktiv, ku nxënësi është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në proces. Mësuesit nuk shohin vetëm shifrat në fletë, por fokusohen te potenciali dhe nevojat e veçanta të çdo fëmije.

  • Fokus te mirëqenia emocionale dhe sociale

Në një mjedis ku nxënësit ndihen të respektuar dhe të përkrahur, ata zhvillojnë ndjeshmëri, vetëbesim dhe aftësi për të ndërvepruar me të tjerët. Nxënësit në Horizon School përmes orëve të edukimit social-emocional mësojnë për vetëdijen emocionale, ndjeshmërinë dhe bashkëpunimin

  • Kreativiteti dhe aktivitetet jashtëshkollore

Nga artet dhe sportet, deri te aktivitetet shkencore dhe klubet kreative, nxënësit në Horizon eksplorojnë interesa të ndryshme që formojnë mendje të hapura dhe krijuese. Çdo nxënës inkurajohet të shprehë veten dhe të eksperimentojë me ide të reja.

  • Njohja ndërkombëtare përmes Cambridge Accreditation

Si një shkollë e akredituar nga Cambridge International, Horizon garanton që nxënësit të jenë të përgatitur për sfidat globale. Përveç standardeve të larta akademike, ky akreditim hap dyer për mundësi studimi dhe karriere në nivel ndërkombëtar.

  • Përfshirja e prindërve dhe komunitetit

Në Horizon School organizohen takime të rregullta dhe aktivitete ku prindërit janë të ftuar të kontribuojnë në procesin edukativ. Po ashtu, nxënësit angazhohen në projekte që lidhen me komunitetin, duke ndërtuar ndjenjën e përgjegjësisë sociale.

 

Pse është e rëndësishme qasja holistike?

Një shkollë që përqafon qasjen holistike nuk formon vetëm nxënës të suksesshëm, por edhe qytetarë të përgjegjshëm dhe individë të përmbushur. Fëmijët që mësojnë në një mjedis të tillë zhvillojnë aftësi që u shërbejnë gjatë gjithë jetës: mendim kritik, ndjeshmëri, qëndrueshmëri emocionale dhe vetëbesim.

Bashkohuni me ne në ndërtimin e një brezi që sheh përtej horizonteve!

 

E ardhmja nis me ne!

Regjistrimi i hershëm në Horizon School, hapi i parë drejt suksesit akademik

Çdo fëmijë ka talentin dhe aftësinë për të arritur sukses, por ajo që bën diferencën është rruga që zgjedhim për ta udhëhequr drejt së ardhmes. Edukimi në Horizon School nuk është vetëm një proces mësimor, por një udhëtim që formon mendjet e reja dhe i përgatit për të ardhmen.

Arsimi sipas standardeve të Cambridge International Education

Horizon School është e akredituar nga rrjeti prestigjioz i shkollave ndërkombëtare të Cambridge International Education, që është një tregues i cilësisë dhe standardeve të larta të arsimit që ofron institucioni ynë. Arsimi cilësor është baza për një të ardhme të ndritur. Ne e shohim mësimdhënien si një proces që zhvillon mendimin kritik, frymëzon kreativitetin dhe i përgatit nxënësit për të marrë përgjegjësi duke ndikuar pozitivisht në të ardhmen e tyre. Horizon School ofron një program inovativ, të përshtatur për çdo nxënës, ku metodat tona të mësimdhënies bazohen në studime bashkëkohore dhe nxisin potencialin maksimal për secilin nxënës.

Pse regjistrimi i hershëm bën ndryshim?

Regjistrimi i hershëm është një mundësi për t’i dhënë fëmijës tuaj një fillim me bazë të fortë, që ai të nxjerrë në pah gjithë potencialin e tij në një mjedis që zhvillon talentin dhe mendimin kritik. Stafi ynë i përkushtuar i mësimdhënësve, me metodat më të avancuara, bën të mundur që çdo nxënës të marrë gjithë vëmendjen dhe mbështetjen që i nevojitet. Përveç cilësisë së mësimdhënies, ne i kushtojmë rëndësi të veçantë edhe zhvillimit të aftësive sociale, përmes aktiviteteve jashtëshkollore, projekteve edukative dhe një mjedisi frymëzues që inkurajon bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke. Horizon School ka në fokus qasjen STEM, duke vendosur një themel të fortë në fusha thelbësore si matematika, shkenca, teknologjia dhe kodimi, ku programi synon të përshtatë arsimin me pikat e forta dhe synimet individuale të çdo nxënësi.

Transport, siguri dhe ambiente moderne

Përveç përkushtimit akademik, Horizon School ofron një ambient bashkëkohor me klasë moderne, laboratorë të avancuar dhe hapësira të gjelbëruara për rekreacion dhe mësim të integruar. Shkolla ofron shërbim të organizuar transporti për disa qytete përreth. Gjithashtu, masat tona të sigurisë në kampus përfshijnë monitorim të vazhdueshëm, personel të specializuar dhe një mjedis ku fëmijët ndihen të mbrojtur dhe të përfshirë në çdo hap të zhvillimit të tyre.

Duke zgjedhur Horizon School, ju i dhuroni fëmijës tuaj një edukim të standardeve më të larta dhe një të ardhme të ndritur që do ta mbështesë të rritet me vetëbesim. Regjistrimet janë të hapura, rezervoni vendin sot dhe bëjeni fëmijën tuaj pjesë të edukimit global në Horizon School!

👉  Apliko Tani

E ardhmja nis me ne!