Category: Activities
-

1 Shtator, Dita e parë e vitit shkollor në Horizon School!
Viti i ri shkollor nisi me shumë buqeta lulesh, përqafime mes fëmijëve dhe mësuesve të tyre të dashur. Horizon School u kujdes të bëjë pritjen më të bukur për nxënësit që iu rikthyen shkollës pas pushimeve verore, si dhe për ata që u bashkuan për herë të parë.Nxënësit dhe prindërit u mirëpritën me një atmosferë…
-

Në Horizon School, loja, dija dhe aventura krijojnë përvojën më të bukur të verës
Vera është një periudhë magjike për fëmijët. Ajo lidhet me lirinë, me lojën dhe me kurreshtjen për të zbuluar më shumë nga bota që i rrethon. Në Horizon School, kjo periudhë nuk shihet si një shkëputje nga edukimi, por si një mundësi për ta jetuar dijen në forma të reja, më të lira dhe më…
-

Si e transformon edukimin qasja holistike?
Në një botë ku ndryshimet ndodhin me shpejtësi marramendëse, edukimi nuk mund të jetë më vetëm një proces i transmetimit të njohurive akademike. Sot, më shumë se kurrë, shkollat kanë një detyrë të rëndësishme: të përgatisin gjeneratat e ardhshme për një jetë të pasur, të balancuar dhe me kuptim. Pikërisht në këtë drejtim, Horizon School…
-

Regjistrimi i hershëm në Horizon School, hapi i parë drejt suksesit akademik
Çdo fëmijë ka talentin dhe aftësinë për të arritur sukses, por ajo që bën diferencën është rruga që zgjedhim për ta udhëhequr drejt së ardhmes. Edukimi në Horizon School nuk është vetëm një proces mësimor, por një udhëtim që formon mendjet e reja dhe i përgatit për të ardhmen. Arsimi sipas standardeve të Cambridge International…
-

17 Shkurti – Kujtesë dhe Krenari në Horizon School
Pavarësia e Kosovës nuk është vetëm një moment historik, por një dëshmi e sakrificave, guximit dhe përpjekjeve të vazhdueshme për liri. Në nder të kësaj dite të madhe, organizuam një program të veçantë, i cili solli një përjetim të paharrueshëm për nxënësit, prindërit dhe të gjithëtë pranishmit. Aktiviteti u hap me një interpretim emocionues të…
-

Horizon School feston Ditën e Flamurit!
28 Nëntori shënon një ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët anembanë botës, ditën kur flamuri kuqezi u ngrit në Vlorë në vitin 1912, duke simbolizuar pavarësinë, çlirimin dhe krenarinë kombëtare. Kjo ditë shënon një festë kombëtare, ku shkolla jonë ka përgatitur një program të plotë festiv me nxënësit tanë. Ditë më parë, nxënësit tanë…
-

Përkushtimi i shkollës Horizon për zhvillimin e qasjes STEM
Në botën e sotme dixhitale, qasja STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) po formëson çdo aspekt jetësor. Nga teknologjia e komunikimit, tek zbulimet e vazhdueshme të shkencës, matematikës dhe inxhinierisë, çdo fushë ka ndikim të vazhdueshëm në jetën tonë të përditshme. Prandaj, në ditën e kushtuar ndaj qasjes STEM, është thelbësore që të njihet rëndësia…
-

Tetori Rozë: Fuqizimi i ndryshimit dhe veprimit përmes edukimit në shkollë
Tetori rozë shënon muajin e kancerit të gjirit, një nga kanceret më të zakonshme, i cili prek miliona gra në mbarë botën dhe nuk ndikon vetëm tek të prekurit, por edhe në familje, shoqëri dhe komunitetin përreth. Megjithatë, ndërgjegjësimi, zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë mund të përmirësojnë ndjeshëm rezultatet dhe të shpëtojnë jetën…
-

Shëndeti mendor ka rëndësi: Krijimi i një mjedisi shkollor mbështetës
Çdo vit me datën 10 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor, një ditë që thekson rëndësinë e shëndetit dhe mirëqenies mendore në të gjitha aspektet jetësore. Duke u foksuar kryesisht në fushën e arsimit, shëndeti mendor luan një rol kryesor në rritjen dhe zhvillimin e nxënësve në shkolla. Si mësimdhënës, prindër dhe staf shkollor,…
-

Përfitimet e të qenurit pjesë e rrjetit prestigjioz të Cambridge International Education
Ofrimi i mundësive më të mira për fëmijët tanë nuk është është vetëm një qëllim, është një përgjegjësi e plotë për secilin nga ne. Ne në Horizon School, jemi të përkushtuar për të përmbushur këtë përgjegjësi duke ofruar më të mirën për nxënësit tanë. Tash e një vit, Horizon School është akredituar nga rrjeti prestigjoz…