Festa e Abetares

FESTA E ABETARES!

Jemi të ngazëllyer që po ndajmë me ju disa pamje nga programi i Festës së Abetares, përgatitur nga gjenerata e parë e shkollës sonë, njësia në Prishtinë.

Me këngë, valle, recitale, art dhe shkencë po e mbyllim një kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e gjatë drejt shtigjeve të dijes.

Të dashur prindër të nxënësve tanë të parë, nuk mund të ju falenderojmë mjaftueshëm për besimin e dhënë ndaj shkollës sonë. Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve tuaj është privilegj dhe përgjegjësi, në të njejtën kohë.

Me prezantimin e njohurive dhe shkathtësitësive të fituara nga nxënësit, besojmë thellë se ju jeni të bindur që keni bërë zgjedhjen e duhur për shkollimin e fëmijëve tuaj!

Mësuese Iliridë Jasharaj dhe edukatore Gentianë Lajqi, shprehim mirënjohjen tonë të thellë, për përkushtimin tuaj që nga dita e parë e deri më sot. Një punë e madhe e cila u kurorëzua me sukses!

Recommended Posts