
1 SHTATORI,
DITA E PARË E SHKOLLËS!
Jemi tejet të lumtur që po ndajmë me ju disa momente nga dita e parë e shkollës. Ky vit shkollor shënon një fillim të ri në rrugëtimin tonë të gjatë në fushën e edukimit dhe arsimit.
Të nderuar prindër, ju u bashkuat me ne në këtë vit historik për Gjimnazin Cambridge, për këtë do ju jemi përherë mirënjohës dhe ju falenderojmë që na e keni besuar shkollimin e fëmijëve tuaj. Për ne është sa privilegj aq dhe përgjegjësi që do të jemi udhërrëfyes në rrugëtimin e tyre të dijes.
Suksese për të gjithë nxënësit!





































