1 Shtator, Dita e parë e vitit shkollor në Horizon School!

Viti i ri shkollor nisi me shumë buqeta lulesh, përqafime mes fëmijëve dhe mësuesve të tyre të dashur.

Horizon School u kujdes të bëjë pritjen më të bukur për nxënësit që iu rikthyen shkollës pas pushimeve verore, si dhe për ata që u bashkuan për herë të parë.
Nxënësit dhe prindërit u mirëpritën me një atmosferë festive në oborrin e shkollës: kënd fotografish me photobooth, maskota profesionale, tabela me emra dhe bexha mirëseardhjeje për më të vegjlit që nisën për herë të parë këtë rrugëtim. Këto detaje e bënë ditën më të veçantë dhe më të lehtë për fillim.

Aktivitetet orientuese vazhduan gjatë gjithë ditës, ku nxënësit patën mundësinë të njihen me klasat moderne, bibliotekën, laboratorët shkencorë dhe hapësirat e tjera kyçe të shkollës. Loja dhe argëtimi u kombinuan me mësimin, duke inkurajuar miqësi të reja dhe bashkëpunim që nga dita e parë.
Kjo ditë u shndërrua në një përvojë të paharrueshme, plot energji pozitive dhe lumturi për nxënësit tanë.

Horizon School uron të gjithë nxënësit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm!

E ardhmja nis me ne!

KD259728KD259728
KD259642KD259642
KD259727KD259727
KD259406KD259406
KD259400KD259400
KD259424KD259424
KD259450KD259450
KD259454KD259454
KD259467KD259467
KD259484KD259484
KD259773KD259773
KD259488KD259488
KD259504KD259504
KD259786KD259786
KD259703KD259703
KD259776KD259776
KD259750KD259750
KD259512KD259512
KD259525KD259525
KD259542KD259542
KD259546KD259546
KD259519KD259519
KD259552KD259552
KD259573KD259573
KD259555KD259555
KD259577KD259577
KD259580KD259580
KD259566KD259566
KD259589KD259589
KD259596KD259596
KD259599KD259599
KD259603KD259603
KD259608KD259608
KD259610KD259610
KD259617KD259617
KD259622KD259622
KD259635KD259635
KD259640KD259640
KD259659KD259659
KD259626KD259626
KD259646KD259646
KD259649KD259649
KD259667KD259667
KD259670KD259670
KD259671KD259671
KD259686KD259686
KD259689KD259689
KD259691KD259691
KD259699KD259699
KD259702KD259702
KD259741KD259741
KD259756KD259756
KD259790KD259790
KD259798KD259798
KD259816KD259816
KD259818KD259818
KD259824KD259824
KD259833KD259833
KD259848KD259848
KD259852KD259852
KD259853KD259853
KD259873KD259873
KD259879KD259879

Në Horizon School, loja, dija dhe aventura krijojnë përvojën më të bukur të verës

Vera është një periudhë magjike për fëmijët. Ajo lidhet me lirinë, me lojën dhe me kurreshtjen për të zbuluar më shumë nga bota që i rrethon. Në Horizon School, kjo periudhë nuk shihet si një shkëputje nga edukimi, por si një mundësi për ta jetuar dijen në forma të reja, më të lira dhe më tërheqëse.

Nga 30 qershori deri më 11 korrik, shkolla verore në Horizon School hap dyert për fëmijët e moshës 6 deri në 10 vjeç, duke ofruar një program gjithëpërfshirës që ndërthur lojnë, dijen dhe aventurën në një përvojë që lë gjurmë.

 

Më shumë se argëtim, një rrugëtim zhvillimi!

 

Në thelb të këtij programi qëndron filozofia që edukimi nuk ndalet me përfundimin e vitit shkollor, ai thjesht merr një formë më të lirë dhe më krijuese. Si një Cambridge International School, Horizon School ofron një ambient ku fëmijët ndihen të sigurt për të provuar, për të gabuar, për të mësuar dhe për të zbuluar veten nëpërmjet përvojës.

 

Çfarë i pret fëmijët këtë verë?

  • Aktivitete STEAM dhe kodim, që zhvillojnë të menduarin logjik dhe kreativitetin digjital
  • Art, muzikë dhe dramë, ku kreativiteti vjen natyrshëm dhe shprehja bëhet më e lirë
  • Arte marciale, sport dhe lojëra të ndryshme në natyrë, për të forcuar trupin, shpirtin garues dhe ndjenjën e bashkëpunimit
  • Eksperienca të reja çdo ditë, që nxisin komunikimin, miqësitë e reja dhe dëshirën për të mësuar

 

Çdo aktivitet është menduar për të ndihmuar fëmijët të zbulojnë aftësitë e tyre, të provojnë diçka të re dhe mbi të gjitha, të ndihen të vlerësuar për atë që janë.

Ky kombinim e bën programin veror të Horizon School një vend ku mësimi nuk ndihet si detyrim, por si lojë që frymëzon dhe mbetet në kujtesë si një nga përjetimet më të dashura të fëmijërisë.

 

Një verë që formon më shumë sesa kujtime

Shkolla verore në Horizon School nuk është thjesht një program i përkohshëm, por është një përvojë e qëndrueshme që i pajis fëmijët me aftësi përtej korrikut, si vetëbesimi, ndërveprimi shoqëror dhe përgatitja emocionale për sfidat e reja.

Fëmijët që ndjekin shkollën verore hyjnë në vitin e ri shkollor më të motivuar, më të pjekur dhe më të hapur ndaj dijes dhe bashkëpunimit.

 

Në Horizon School, vera është përvojë.

 

Loja bëhet mësim. Aventura kthehet në rritje. Dija ndodh natyrshëm, përmes buzëqeshjesh dhe zbulimesh që zgjasin.

Si e transformon edukimin qasja holistike?

Në një botë ku ndryshimet ndodhin me shpejtësi marramendëse, edukimi nuk mund të jetë më vetëm një proces i transmetimit të njohurive akademike. Sot, më shumë se kurrë, shkollat kanë një detyrë të rëndësishme: të përgatisin gjeneratat e ardhshme për një jetë të pasur, të balancuar dhe me kuptim. Pikërisht në këtë drejtim, Horizon School dallohet përmes një qasjeje holistike ndaj edukimit.

 

Çfarë është qasja holistike në edukim?

Qasja holistike i trajton nxënësit si individë me shumë dimensione  – intelektual, emocional, social, fizik dhe etik. Nuk është thjesht një proces për të mësuar fakte apo për të kaluar teste, është një përpjekje për të zhvilluar çdo aspekt të personalitetit të një nxënësi.

Në Horizon School, kjo qasje reflektohet në çdo hap të udhëtimit të nxënësve, nga klasat me numër të vogël të nxënësve që ofrojnë vëmendje individuale, te aktivitetet që forcojnë kreativitetin, ndjeshmërinë dhe  vetëbesimin.

 

Si e zbaton Horizon School qasjen holistike?

  • Mësimdhënie e fokusuar në nxënësin

Mësuesit i njohin nevojat individuale të nxënësve dhe përshtatin metodat sipas stilit të të nxënit të secilit. Promovohet mësimi aktiv, ku nxënësi është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në proces. Mësuesit nuk shohin vetëm shifrat në fletë, por fokusohen te potenciali dhe nevojat e veçanta të çdo fëmije.

  • Fokus te mirëqenia emocionale dhe sociale

Në një mjedis ku nxënësit ndihen të respektuar dhe të përkrahur, ata zhvillojnë ndjeshmëri, vetëbesim dhe aftësi për të ndërvepruar me të tjerët. Nxënësit në Horizon School përmes orëve të edukimit social-emocional mësojnë për vetëdijen emocionale, ndjeshmërinë dhe bashkëpunimin

  • Kreativiteti dhe aktivitetet jashtëshkollore

Nga artet dhe sportet, deri te aktivitetet shkencore dhe klubet kreative, nxënësit në Horizon eksplorojnë interesa të ndryshme që formojnë mendje të hapura dhe krijuese. Çdo nxënës inkurajohet të shprehë veten dhe të eksperimentojë me ide të reja.

  • Njohja ndërkombëtare përmes Cambridge Accreditation

Si një shkollë e akredituar nga Cambridge International, Horizon garanton që nxënësit të jenë të përgatitur për sfidat globale. Përveç standardeve të larta akademike, ky akreditim hap dyer për mundësi studimi dhe karriere në nivel ndërkombëtar.

  • Përfshirja e prindërve dhe komunitetit

Në Horizon School organizohen takime të rregullta dhe aktivitete ku prindërit janë të ftuar të kontribuojnë në procesin edukativ. Po ashtu, nxënësit angazhohen në projekte që lidhen me komunitetin, duke ndërtuar ndjenjën e përgjegjësisë sociale.

 

Pse është e rëndësishme qasja holistike?

Një shkollë që përqafon qasjen holistike nuk formon vetëm nxënës të suksesshëm, por edhe qytetarë të përgjegjshëm dhe individë të përmbushur. Fëmijët që mësojnë në një mjedis të tillë zhvillojnë aftësi që u shërbejnë gjatë gjithë jetës: mendim kritik, ndjeshmëri, qëndrueshmëri emocionale dhe vetëbesim.

Bashkohuni me ne në ndërtimin e një brezi që sheh përtej horizonteve!

 

E ardhmja nis me ne!

Regjistrimi i hershëm në Horizon School, hapi i parë drejt suksesit akademik

Çdo fëmijë ka talentin dhe aftësinë për të arritur sukses, por ajo që bën diferencën është rruga që zgjedhim për ta udhëhequr drejt së ardhmes. Edukimi në Horizon School nuk është vetëm një proces mësimor, por një udhëtim që formon mendjet e reja dhe i përgatit për të ardhmen.

Arsimi sipas standardeve të Cambridge International Education

Horizon School është e akredituar nga rrjeti prestigjioz i shkollave ndërkombëtare të Cambridge International Education, që është një tregues i cilësisë dhe standardeve të larta të arsimit që ofron institucioni ynë. Arsimi cilësor është baza për një të ardhme të ndritur. Ne e shohim mësimdhënien si një proces që zhvillon mendimin kritik, frymëzon kreativitetin dhe i përgatit nxënësit për të marrë përgjegjësi duke ndikuar pozitivisht në të ardhmen e tyre. Horizon School ofron një program inovativ, të përshtatur për çdo nxënës, ku metodat tona të mësimdhënies bazohen në studime bashkëkohore dhe nxisin potencialin maksimal për secilin nxënës.

Pse regjistrimi i hershëm bën ndryshim?

Regjistrimi i hershëm është një mundësi për t’i dhënë fëmijës tuaj një fillim me bazë të fortë, që ai të nxjerrë në pah gjithë potencialin e tij në një mjedis që zhvillon talentin dhe mendimin kritik. Stafi ynë i përkushtuar i mësimdhënësve, me metodat më të avancuara, bën të mundur që çdo nxënës të marrë gjithë vëmendjen dhe mbështetjen që i nevojitet. Përveç cilësisë së mësimdhënies, ne i kushtojmë rëndësi të veçantë edhe zhvillimit të aftësive sociale, përmes aktiviteteve jashtëshkollore, projekteve edukative dhe një mjedisi frymëzues që inkurajon bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke. Horizon School ka në fokus qasjen STEM, duke vendosur një themel të fortë në fusha thelbësore si matematika, shkenca, teknologjia dhe kodimi, ku programi synon të përshtatë arsimin me pikat e forta dhe synimet individuale të çdo nxënësi.

Transport, siguri dhe ambiente moderne

Përveç përkushtimit akademik, Horizon School ofron një ambient bashkëkohor me klasë moderne, laboratorë të avancuar dhe hapësira të gjelbëruara për rekreacion dhe mësim të integruar. Shkolla ofron shërbim të organizuar transporti për disa qytete përreth. Gjithashtu, masat tona të sigurisë në kampus përfshijnë monitorim të vazhdueshëm, personel të specializuar dhe një mjedis ku fëmijët ndihen të mbrojtur dhe të përfshirë në çdo hap të zhvillimit të tyre.

Duke zgjedhur Horizon School, ju i dhuroni fëmijës tuaj një edukim të standardeve më të larta dhe një të ardhme të ndritur që do ta mbështesë të rritet me vetëbesim. Regjistrimet janë të hapura, rezervoni vendin sot dhe bëjeni fëmijën tuaj pjesë të edukimit global në Horizon School!

👉  Apliko Tani

E ardhmja nis me ne! 

17 Shkurti – Kujtesë dhe Krenari në Horizon School

Pavarësia e Kosovës nuk është vetëm një moment historik, por një dëshmi e sakrificave, guximit dhe përpjekjeve të vazhdueshme për liri. Në nder të kësaj dite të madhe, organizuam një program të veçantë, i cili solli një përjetim të paharrueshëm për nxënësit, prindërit dhe të gjithë
të pranishmit.

Aktiviteti u hap me një interpretim emocionues të Himnit të Kosovës, ku kori i shkollës, i shoqëruar nga tingujt e violinës dhe kitarës, krijoi një atmosferë magjike. Më pas, Kryetari i Bordit të Shkollës, Prof. Dr. Besim Beqaj, foli mbi rolin e edukimit në formimin e gjeneratave të reja dhe rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare.

Drama “Rajonet e Kosovës”, e interpretuar nga nxënësit, përcolli një mesazh të fuqishëm mbi historinë dhe kulturën e trevave tona, duke vënë në pah identitetin dhe traditat që na karakterizojnë.

Vallja “Baresha”, u interpretua nga nxënëset, duke sjellë në skenë një pjesë të bukurisë së folklorit shqiptar.

Recitali emocional “17 Shkurti” përshkroi fuqishëm sakrificat që sollën ditën e sotme.

Instrumentali “Mora fjalë” u soll në një formë të veçantë përmes tingujve të çiftelisë dhe baterisë, duke rikthyer emocionet e muzikës tradicionale.

“Unë jam shqipe nga Kosova”, e kënduar nga nxënësit më të vegjël, përcolli energjinë dhe dashurinë për atdheun, duke
simbolizuar brezin që do ta çojë përpara këtë vend.

“Historia e vonshme e shtetit të Kosovës”, një dramë e interpretuar me pasion, rikujtoi sfidat dhe rrugën e gjatë drejt
pavarësisë.

“Rrjedhë në këngë e ligjërime”, e shoqëruar nga kori i shkollës, solli një moment artistik të veçantë që emocionoi çdo të pranishëm.

Ekspozita me punime artistike, të krijuara nga nxënësit, pasqyroi  kreativitetin dhe ndjenjat e tyre për shënimin e kësaj dite madhështore.

 “Drenica ime” dhe “Pavarësia” u interpretuan me shpirt dhe emocion, duke sjellë në skenë energjinë dhe pasionin e nxënësve përmes këngëve dhe valleve tradicionale.

Ky program nuk ishte vetëm një moment festiv, por një mundësi për të kujtuar të kaluarën me krenari dhe për të frymëzuar brezat e ardhshëm drejt një të ardhmeje të ndritur.

E ardhmja nis me ne! 

IT3A0634IT3A0634
IT3A0630IT3A0630
IT3A0639IT3A0639
IT3A0647IT3A0647
IT3A0641IT3A0641
IT3A0676IT3A0676
IT3A0766IT3A0766
IT3A0686IT3A0686
IT3A0810IT3A0810
IT3A0698IT3A0698
IT3A0820IT3A0820
IT3A0705IT3A0705
IT3A0843IT3A0843
IT3A0712IT3A0712
IT3A0855IT3A0855
IT3A0720IT3A0720
IT3A0724IT3A0724
IT3A0751IT3A0751
IT3A0759IT3A0759
IT3A0893IT3A0893
IT3A0843IT3A0843
IT3A0864IT3A0864
IT3A0875IT3A0875
IT3A0915IT3A0915
IT3A0923IT3A0923
IT3A0952IT3A0952
IT3A0963IT3A0963
IT3A0969IT3A0969
IT3A0974IT3A0974
IT3A0984IT3A0984
IT3A0988IT3A0988
IT3A1013IT3A1013
IT3A1027IT3A1027
IT3A1042IT3A1042
IT3A1068IT3A1068
IT3A1102IT3A1102
IT3A1116IT3A1116
IT3A1160IT3A1160
IT3A1169IT3A1169

Horizon School feston Ditën e Flamurit!

28 Nëntori shënon një ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët anembanë botës, ditën kur flamuri kuqezi u ngrit në Vlorë në vitin 1912, duke simbolizuar pavarësinë, çlirimin dhe krenarinë kombëtare. Kjo ditë shënon një festë kombëtare, ku shkolla jonë ka përgatitur një program të plotë festiv me nxënësit tanë. Ditë më parë, nxënësit tanë të vegjël vizituan zyrën e Ambasadorit të Shqipërisë, z. Petrit Malaj, duke i shprehur urimet e tyre për këtë festë të veçantë.

Programi ynë filloi nën tingujt emocionues të Hymnit të Flamurit, të interpretuar me violinë nga nxënësi ynë i talentuar Rron Kryeziu. Në fjalën hyrëse, nxënësit tonë hapën këtë program duke na kujtuar të gjithëve rëndësinë e kësaj feste. Programi festiv vazhdoi me një fjalim të veçantë nga drejtori i shkollës sonë, z. Bardh Ahmeti, duke ngjallur një ndjenjë të thellë krenarie dhe dashurie. Fjalimi i drejtorit ishte një kujtim i vlerave kombëtare që na bashkojnë nën flamurin kuqezi.

Më pas filluan shfaqjet artistike, ku secila shfaqje pasqyronte kulturën e pasur kombëtare. Interpretimi i “Fjalëve të Qiriut” nga kori i shkollës mbushi dhomën me emocione, ndërsa nxënësit më të vegjël i kënaqën të gjithë me vallëzimin e tyre “Kuq e Zi”.

Shfaqja e dramës na ktheu pas në kohë, duke na kujtuar sakrificat e bëra për pavarësi. Programi vazhdoi me interpretimin emocionues të këngës “Trim mbi trima”, si dhe me recitale, vallëzime dhe performanca muzikore nga klasa të ndryshme, duke përfshirë vallëzimin modern nga nxënësit nën ritmin “Kno bilbil fushave”. Duke i dhënë një prekje të veçantë ngjarjes, nxënësit performuan “Fustani me pika”, duke sjellë ngrohtësi dhe gëzim në skenë.

Një moment i paharrueshëm ishte kënga “Atdheu im”, interpretuar nga nxënësit dhe udhëhequr nga mësimdhënësja jonë e dashur, Fatjona Matoshi. Interpretimi nxori në pah dashurinë dhe përkushtimin që çdo nxënës ndjen për vendin e tij. Aktiviteti kulmoi me një performancë të fuqishme të valles tradicionale tropojane, një simbol i trashëgimisë së pasur kulturore dhe kombëtare.

Para mbylljes së programit, u ftuan të gjithë të vizitojnë ekspozitën e klasave parafillore, ku nxënësit shfaqën krijimet e tyre artistike të frymëzuara nga motivet kombëtare. Përkushtimi, dashuria dhe përpjekja e bërë në punën e tyre është një dëshmi e ndikimit të kësaj dite në brezat e ardhshëm.

Kjo ditë është më shumë se një datë historike, është një kujtesë e fuqishme se kush jemi dhe cila është trashëgimia jonë kulturore dhe historike përmes muzikës, vallëzimit, dramës dhe artit.

Gëzuar Ditën e Flamurit nga Horizon School!

blog_0000_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.12-PMblog_0000_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.12-PM
blog_0001_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.12-PM-(1)blog_0001_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.12-PM-(1)
blog_0006_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(3)blog_0006_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(3)
blog_0004_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(1)blog_0004_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(1)
blog_0005_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(2)blog_0005_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(2)
blog_0007_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(4)blog_0007_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(4)
blog_0008_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(5)blog_0008_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(5)
blog_0009_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(6)blog_0009_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(6)
blog_0010_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(7)blog_0010_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.45-PM-(7)
blog_0011_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.47-PM-(1)blog_0011_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.47-PM-(1)
blog_0014_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.48-PMblog_0014_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.48-PM
blog_0015_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.48-PM-(1)blog_0015_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.48-PM-(1)
WhatsApp Image 2024-11-28 at 1.53.48 PM (8)WhatsApp Image 2024-11-28 at 1.53.48 PM (8)
blog_0018_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.48-PM-(5)blog_0018_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.48-PM-(5)
blog_0019_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.48-PM-(6)blog_0019_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.48-PM-(6)
blog_0020_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.56.27-PMblog_0020_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.56.27-PM
blog_0021_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.56.27-PM-(1)blog_0021_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.56.27-PM-(1)
blog_0023_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.56.31-PMblog_0023_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.56.31-PM
blog_0026_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.56.35-PMblog_0026_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.56.35-PM
blog_0027_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.56.36-PMblog_0027_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.56.36-PM
blog_0029_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.00-PMblog_0029_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.53.00-PM
blog_0028_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.56.37-PMblog_0028_WhatsApp-Image-2024-11-28-at-1.56.37-PM
WhatsApp Image 2024-11-28 at 1.56.33 PMWhatsApp Image 2024-11-28 at 1.56.33 PM
WhatsApp Image 2024-11-28 at 1.56.35 PM (1)WhatsApp Image 2024-11-28 at 1.56.35 PM (1)

Përkushtimi i shkollës Horizon për zhvillimin e qasjes STEM

Në botën e sotme dixhitale, qasja STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) po formëson çdo aspekt jetësor. Nga teknologjia e komunikimit, tek zbulimet e vazhdueshme të shkencës, matematikës dhe inxhinierisë, çdo fushë ka ndikim të  vazhdueshëm në jetën tonë të përditshme. Prandaj, në ditën e kushtuar ndaj qasjes STEM, është thelbësore që të njihet rëndësia e këtij edukimi, jo vetëm në zhvillimin e njohurive, por edhe në nxitjen e një ndryshimi pozitiv që mbështet nxënësit në zhvillim drejt së ardhmes.

Në kuadër të planprogramit tonë shkollor, ne i japim prioritet kësaj qasjeje, jo vetëm nga njohuritë teorike, por edhe përmes projekteve të shumta, punës praktike në laboratore, si dhe orëve të kodimit dhe programimit. Është e rëndësishme që të kuptohet se njohja e koncepteve qysh nga mosha e re, do të ju ofrojë nxënësve një mundësi që të jenë në dijeni të këtyre fushave dhe rëndësisë së tyre.

Qasja STEM nuk është e kufizuar. Nxënësit tanë vazhdimisht inkurajohen të mendojnë jashtë kutisë, të krijojnë gjëra të reja dhe të ndërtojnë mendime kritike. Përmes pyetjeve, analizës dhe vlerësimit të informacionit në mënyrë kritike, nxënësit mësojnë se si të zgjidhin problemet dhe sfidat me të cilat mund të përballen çdo ditë. Përmes vlerësimit, ata do të jenë të gatshëm që të gjejnë zgjidhje praktike dhe të lehta.

Gjithashtu, përgatitja profesionale e mësimdhënësve tanë, si dhe ambientet moderne të Horizon School, u ofrojnë nxënësve një mjedis nxitës, frymëzues dhe bashkëpunues që të zhvillohen më tutje.

Dita e kushtuar ndaj qasjes STEM na kujton se e ardhmja duhet të krijohet nga mundësitë e pafundme që kemi në këto kohë. Duke investuar në edukimin e fëmijëve, ne po ushqejmë një brez që janë të pajisur jo vetëm me njohuri, por me një vizion afatgjatë. Së bashku, përpiqemi që të ndërtojmë një të ardhme ku nxënësit tanë janë të përgatitur për të ndryshuar, udhëhequr dhe formësuar botën.

E ardhmja nis me ne!
Horizon School, a Cambridge International School

Tetori Rozë: Fuqizimi i ndryshimit dhe veprimit përmes edukimit në shkollë

Tetori rozë shënon muajin e kancerit të gjirit, një nga kanceret më të zakonshme, i cili prek miliona gra në mbarë botën dhe nuk ndikon vetëm tek të prekurit, por edhe në familje, shoqëri dhe komunitetin përreth. Megjithatë, ndërgjegjësimi, zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë mund të përmirësojnë ndjeshëm rezultatet dhe të shpëtojnë jetën e pacientëve. Edukimi i vajzave dhe grave rreth metodave të zbulimit të hershëm si vetë-ekzaminimi, mamografia dhe të kuptuarit e faktorëve të rrezikut, luan një rol vendimtar në këtë aspekt. Megjithatë, rritja e ndërgjegjësimit nuk ka të bëjë vetëm me edukim, por edhe me krijimin e një mjedisi mbështetës ku gratë ndihen të fuqizuara për të marrë përgjegjësinë për shëndetin e tyre.

Si institucion arsimor, ne në Horizon School e njohim rëndësinë e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe kuptojmë përgjegjësinë tonë për të edukuar dhe ndërmarrë veprime konkrete. Këtë vit, kemi shkuar përtej diskutimeve në klasë për të ndërmarrë hapa të prekshëm drejt ndryshimit. Si pjesë e fushatës sonë ndërgjegjësuese këtë tetor, kemi organizuar një aktivitet që synon edukimin e nxënësve, stafit dhe prindërve për parandalimin e kancerit të gjirit, simptomat dhe zbulimin e hershëm. Në kuadër të aktivitetit tonë, kemi mbledhur fonde financiare për të mbështetur shoqatat që punojnë me gratë e prekura nga kanceri i gjirit, kryesisht shoqatën RENESANSA. Fondet e mbledhura do t’i dhurohen kësaj shoqate që ofron shërbime thelbësore si mbështetje, këshillim dhe rehabilitim për gratë që kalojnë nëpër trajtim dhe shërim.

Nëpërmjet kësaj nisme, ne synojmë jo vetëm të mbledhim fonde, por edhe të frymëzojmë një ndjenjë komuniteti dhe mbështetje. Nxënësit tanë patën mundësinë të marrin pjesë në shitjen e ushqimeve të përgatitura nga ata, shitjen e “pink ribbons” dhe të marrin pjesë në ekspozitën e artit me temën “Pink Month”. Ndërmjet këtyre aktiviteteve, nxënësit panë sesi veprimet e tyre, sado të vogla qofshin, mund të kontribuojnë në një kauzë më të madhe dhe të bëjnë një ndryshim të vërtetë në jetën e atyre që kanë më shumë nevojë. Duke u angazhuar në këtë fushatë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, nxënësit mësuan rreth rëndësisë së shëndetit, mbështetjes së personave të prekur nga ky kancer apo çfarëdo sëmundje tjetër dhe mbrojtjen e kauzave të rëndësishme.

Kanceri i gjirit mund të na prek të gjithëve, drejtpërdrejt ose tërthorazi, dhe ne besojmë se shkollat mund të luajnë një rol kryesor në promovimin e ndërgjegjësimit dhe ofrimin e mbështetjes. Së bashku, ne mund të nxisim një mjedis ku ndërgjegjësimi çon në veprim, parandalim dhe shpresë. Le të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër kancerit të gjirit, sepse në këtë sfidë askush nuk e meriton t’a përballojë i vetëm.

11
Untitled-3_0000_IMG_2801Untitled-3_0000_IMG_2801
1_0001_IMG_27911_0001_IMG_2791
Untitled-3_0001_IMG_2790Untitled-3_0001_IMG_2790
1_0003_IMG_27871_0003_IMG_2787
Untitled-3_0002_IMG_2779Untitled-3_0002_IMG_2779
1_0005_IMG_27731_0005_IMG_2773
1_0006_IMG_27721_0006_IMG_2772
Untitled-3_0003_IMG_2769Untitled-3_0003_IMG_2769
1_0008_IMG_27611_0008_IMG_2761
1_0009_IMG_27571_0009_IMG_2757
Untitled-3_0004_IMG_2753Untitled-3_0004_IMG_2753
1_0011_IMG_27481_0011_IMG_2748
1_0012_IMG_27391_0012_IMG_2739
1_0013_IMG_27271_0013_IMG_2727
1_0015_IMG_27231_0015_IMG_2723
1_0016_IMG_27221_0016_IMG_2722
1_0017_IMG_27201_0017_IMG_2720
1_0018_IMG_27121_0018_IMG_2712
1_0019_IMG_27111_0019_IMG_2711
1_0020_IMG_27101_0020_IMG_2710
1_0022_IMG_27051_0022_IMG_2705
Untitled-3_0006_IMG_2695Untitled-3_0006_IMG_2695
Untitled-3_0005_IMG_2707Untitled-3_0005_IMG_2707
1_0026_IMG_26781_0026_IMG_2678
1_0027_IMG_26751_0027_IMG_2675
Untitled-3_0007_IMG_2673Untitled-3_0007_IMG_2673
Untitled-3_0008_Layer-1Untitled-3_0008_Layer-1

Shëndeti mendor ka rëndësi: Krijimi i një mjedisi shkollor mbështetës

Çdo vit me datën 10 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor, një ditë që thekson rëndësinë e shëndetit dhe mirëqenies mendore në të gjitha aspektet jetësore. Duke u foksuar kryesisht në fushën e arsimit, shëndeti mendor luan një rol kryesor në rritjen dhe zhvillimin e nxënësve në shkolla. Si mësimdhënës, prindër dhe staf shkollor, kemi për detyrë që të krijojmë një mjedis, ku nxënësit ndihen të mbështetur emocionalisht dhe psiqikisht, duke siguruar që ata të mund të arrijnë suksese në formën e tyre më të mirë.

  • Pse është i rëndësishëm shëndeti mendor në shkolla?

Shëndeti mendor shpeshherë neglizhohet, por është po aq thelbësor sa shëndeti fizik në përcaktimin e suksesit të një nxënësi në shkollë. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e përkufizon shëndetin mendor si “një gjendje e mirëqenies në të cilën çdo individ është i aftë të realizojë potencialin e tij dhe të përballojë streset e përditshme, duke realizuar synimet e tij në mënyrë produktive”. Kjo do të thotë që nxënësit duhet të ndihen të sigurt, të mbështetur dhe të aftë të shprehin lirisht mendimet, emocionet dhe veprimet e tyre.

Ngarkesat e ndryshme si presioni i detyrave, marrëdhëniet shoqërore me bashkëmoshatarët dhe ndikimet e mediave sociale mund të ndikojnë ndjeshëm në mirëqenien mendore të një nxënësi. Këto presione shpeshherë mund të çojnë në ankth, gjendje depresive dhe probleme të tjera, të cilat mund të pengojnë zhvillimin dhe performancën e nxënësve. Prandaj, shkollat kanë rol kryesor në mbështetjen dhe ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, duke krijuar ambiente pozitive për menaxhimin e stresit dhe problemeve tjera.

  • Si vepron Horizon School në ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e nxënësve në shëndetin mendor?

Si shkollë, ne e kuptojmë nevojën dhe rëndësinë e shëndetit mendor, prandaj kemi krijuar një zonë komode dhe të sigurt për nxënësit tanë. Fillimisht, psikologia jonë e dashur e shkollës ofron një hapësirë konfidenciale ku nxënësit mund të ndajnë mendimet, emocionet dhe përvojat e tyre, duke i ndihmuar ata të tejkalojnë sfidat e përditshme që mund t’i hasin gjatë zhvillimit të tyre.

Përveç psikologes, mësimdhënësit tanë të përkushtuar luajnë një rol thelbësor në monitorimin e shëndetit mendor të nxënësve. Ata njohin nxënësit, sfidat dhe punojnë së bashku me psikologen për shfaqjen e shqetësimeve të ndryshme. Gjithashtu, të gjithë anëtarët e stafit tonë shkollor janë pranë dhe në çdo kohë të hapur për secilin nxënës, duke ju ofruar zgjidhje dhe mbështetjen e nevojshme. Ne besojmë dhe jemi të angazhuar në forcën e përbashkët me të gjithë, për ndërtimin e një komuniteti të shëndetshëm shkollor. Ne inkurajojmë dialogun e hapur ndërmjet nxënësve, prindërve dhe stafit, duke u përpjekur vazhdimisht që të sigurohemi që asnjë nxënës të mos ndihet i padëgjuar dhe i nënvlersuar. Shëndeti mendor është i integruar në plan programin tonë, ku nxënësit mësojnë dhe edukohen më shumë rreth shëndetit mendor dhe rëndësisë së tij.

Kur nxënësit ndihen të mbështetur, performanca e tyre në shkollë përmirësohet, marrëdhëniet bëhen më të forta dhe sfidat kapërcehen shumë më lehtë në një mjedis pozitiv dhe inkurajues.  Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor shërben si një kujtesë për rëndësinë e mirëqenies mendore në çdo fushë të jetës. Në Horizon School, ne angazhohemi vazhdimisht që nevojat e nxënësve t’i kemi prioritet, veçanërisht në tema të ndjeshme si shëndeti mendor, emocional dhe fizik.

E ardhmja nis me ne!

1[1]1[1]
2[1]2[1]
3[1]3[1]
4[1]4[1]
5[1]5[1]
6[1]6[1]
7[1]7[1]
8[1]8[1]
9[1]9[1]
10[1]10[1]
11[1]11[1]

Përfitimet e të qenurit pjesë e rrjetit prestigjioz të Cambridge International Education

Ofrimi i mundësive më të mira për fëmijët tanë nuk është është vetëm një qëllim, është një përgjegjësi e plotë për secilin nga ne. Ne në Horizon School, jemi të përkushtuar për të përmbushur këtë përgjegjësi duke ofruar më të mirën për nxënësit tanë. Tash e një vit, Horizon School është akredituar nga rrjeti prestigjoz i shkollave ndërkombëtare të Cambridge International Education, një moment historik që ka shënuar fillimin e një rrugëtimi transformues për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë. Ky akreditim nënkupton më shumë se një titull, ai përfaqëson angazhimin tonë për të ofruar standardet më të larta të arsimit në Kosovë.

Çfarë do të thotë të jesh i akredituar si Cambridge International School dhe si përfitojnë nxënësit tanë?

Të qenurit shkollë e akredituar si Cambridge International School është një tregues i cilësisë dhe standardeve të larta të arsimit që ofron institucioni ynë. Ky akreditim, i dhënë nga Cambridge International Education, kërkon që shkolla të përmbushë kriteret rigoroze në lidhje me përmbajtjen e plan programit, metodave të mësimdhënies dhe mbështetje e vazhdueshme për zhvillimin profesional të mësimdhënëve.

Për nxënësit tanë, ky akreditim ofron një sërë përfitimesh të rëndësishme. Ata kanë qasje në materiale dhe burime të avancuara, mundësi për të zhvilluar aftësi kritike dhe analitike në nivelin më të lartë dhe për të ndjekur një program arsimor që është i njohur dhe i respektuar në të gjithë botën. Horizon School përmes akreditimit si Cambridge international School, u mundëson nxënësve të saj që t’i nënshtrohen testeve ndërkombëtare të përgatitura nga Cambridge International Education dhe nëse i kalojnë me sukses këto teste, ata do të pajisen me diplomë të njohur globalisht.

Pas pajisjes me  diplomë, nxënësit e Horizon School kanë mundësi të shkëlqyera për të vazhduar studimet në universitete prestigjioze dhe për të zhvilluar karriera ndërkombëtare, duke e bërë diplomën e tyre një pasaportë të vlefshme për mundësi globale.

Plan programi ynë mësimor është gërshëtim i përkryer i kurrikulës së MASHTI-it dhe programit të avancuar të Cambridge, i hartuar për të sfiduar nxënësit duke i inkurajuar ata të mendojnë dhe të analizojnë secilën nga lëndët mësimore. Qasja jonë nuk bazohet vetëm në procesin mësimor, por edhe në zhvillimin e karaktereve të forta individuale, zhvillimin e aftësive ndërpersonale dhe shoqërore, si dhe përballjen me sukses të çdo sfide drejt së ardhmes.

Për më tepër, plan programi i Horizon School ka në fokus qasjen STEM, duke vendosur një themel të fortë në fusha thelbësore si matematika, shkenca, teknologjia dhe kodimi, por gjithmonë në përputhje me talentet dhe aktivitetet jashtëshkollore të nxënësve. Ky program siguron që çdo nxënës mund të përshtatë arsimin e tij me pikat e forta dhe synimet e tij individuale.

Ne jemi të përkushtuar të përmirësojmë vazhdimisht standardet tona, duke siguruar që nxënësit tanë të marrin përgatitjen më të mirë të mundshme për të ardhmen e tyre. Ky akreditim është më shumë se një grup standardesh; është një rrugë drejt suksesit, duke u ofruar nxënësve tanë njohuri, aftësi dhe zhvillim. Qëllimi ynë në Horizon School nuk është vetëm të edukojmë, por edhe të fuqizojmë nxënësit tanë për të arritur një të ardhme të suksesshme. Duke qenë pjesë e rrjetit të Cambridge International Education, ne kemi zgjeruar perspektivat dhe horizontet tona, jo vetëm si shkollë, por edhe për prindërit dhe nxënësit tanë.

E ardhmja nis me ne!